Statutet

Neni 1

ARSIMI – EDUKIMI. Shoqëria për Promovimin e Bashkëpunimit me Institucionet Arsimore në gjuhën shqipe është një shoqatë  sipas artikujve 60 e vijues të Kodit Civil Zviceran. Shoqata ka selinë në Zyrih. Shoqata ndjek qëllime ekskluzivisht sociale me bazüe vullnetare dhe  është jofitimiprurëse.

Neni 2

Shoqata ARSIMI mbështet, nis dhe koordinon bashkëpunimin me institucionet arsimore në gjuhën shqipe përmes: a) transferimit dhe shkëmbimit të dijes në fushën e arsimit (organizimi i punëtorive, simpoziumeve, shkëmbimeve personale, etj.). 

b) mbështetjes në fushën materiale, institucionale dhe koordinative-institucionale. Gjithashtu, shoqata mund të ndërmarrë aktivitete të tjera që janë të përshtatshme për të nxitur bashkëpunimin me institucionet arsimore në gjuhën shqipe.

Neni 2.2

Veprimtaritë janë jofitimprurëse dhe nuk ndjekin interesa ekonomike.

Neni 2.3

Shoqata nuk ndjek as qëllime fitimi as qëllime vetëndihmëse.

Neni 3

Anëtarësia 

a) Si anëtarë të shoqatës mund të bëhen persona fizikë dhe juridikë që dëshirojnë të mbështesin çështjet e shoqatës. 

b) Pranimi dhe përjashtimi i anëtarëve vendoset nga bordi. 

c) Dalja nga shoqata mund të bëhet në çdo kohë me njoftim me shkrim tek presidenca në fund të vitit kalendarik. Anëtarët që dalin nga shoqata nuk kanë asnjë pretendim ndaj pasurisë së shoqatës. 

d) Anëtarët paguajnë një tarifë vjetore, lartësinë e së cilës e përcakton mbledhja e përgjithshme.

Neni 4

Organet e shoqatës janë: 

a) mbledhja e përgjithshme e anëtarëve 

b) bordi 

c) auditorët

Neni 5

Mbledhjes së përgjithshme i takojnë këto kompetenca :

a) Zgjedhja e bordit dhe e auditorëve 

b) Miratimi i raportit të aktivitetit 

c) Miratimi i bilancit vjetor 

d) Përcaktimi i tarifave të anëtarësisë 

e) Ndryshimet e statutit 

f) Shpërbërja e shoqatës

Neni 6

a) Mbledhja e rregullt e përgjithshme zhvillohet një herë në vit. Një mbledhje e jashtëzakonshme e përgjithshme mund të thirret nga bordi ose duhet të thirret brenda dy muajsh në kërkesë me shkrim nga një e pesta e të gjithë anëtarëve të shoqatës. 

b) Kërkesat për mbledhjen e përgjithshme duhet të dorëzohen me shkrim tek presidenca të paktën 14 ditë para mbledhjes. 

c) Zgjedhjet dhe votimet kryhen me shumicën absolute të anëtarëve të pranishëm dhe të përfaqësuar. 

d) Përfaqësimi është i mundur vetëm nga një anëtar tjetër i shoqatës me autorizim me shkrim.

Neni 7

Bordi 

a) Bordi përbëhet nga pesë deri në nëntë anëtarë dhe është i përbërë nga presidenti / presidenteja, nënpresidenti / nënpresidentja (ose një ko-presidencë), sekretari / sekretarja, arkëtari / arkëtarja dhe një deri në pesë anëtarë shtesë. 

b) Ai zgjidhet nga mbledhja e përgjithshme për tre vjet dhe është i rizgjedhshëm. 

c) Bordi konstituohet vetë. Ai përcakton personat e autorizuar për të nënshkruar për shoqatën dhe sekretarin ekzekutiv / sekretaren ekzekutive. Ai mund të delegojë pjesë të kompetencave të tij tek anëtarët individualë të shoqatës, nënkomisionet ose tek sekretari / sekretarja. 

d) Bordi përfaqëson shoqatën jashtë dhe përcakton autorizimin për nënshkrim. Në rast të dyfishtë të presidencës, të dy kanë autorizim të përbashkët për nënshkrim. 

e) Bordi vendos me shumicën e anëtarëve të pranishëm. Kryetari / kryetarja ka vendimin përfundimtar. 

f) Vendimet me qarkullim janë të lejuara, nëse asnjë anëtar i bordit nuk kërkon mbajtjen e një mbledhjeje. 

g) Anëtarët e bordit janë vullnetarë dhe kanë të drejtë kryesisht vetëm për kompensimin e shpenzimeve të tyre reale dhe shpenzimeve në para. Për shërbime të veçanta të anëtarëve të veçantë të bordit mund të jepet një kompensim i përshtatshëm.

Neni 8

Bordi është përgjegjës për të gjitha bizneset. Në kompetencën e tij ekskluzive bie: 

a) Pranimi i donacioneve dhe legateve 

b) Përdorimi i fondeve në favor të projekteve arsimore.

Neni 9

Auditorët 

Mbledhja e përgjithshme zgjedh çdo vit dy auditorë, të cilët nuk duhet të jenë anëtarë të bordit dhe janë të rizgjedhshëm.

Neni 10

Për obligimet e shoqatës garanton vetëm pasuria e shoqatës. Burimet e shoqatës janë tarifat e anëtarësisë, donacionet dhe kontributet e tjera pa kompensim.

Neni 11

Për shpërbërjen e shoqatës kërkohet miratimi i dy të tretave të anëtarëve të pranishëm në mbledhjen e përgjithshme. Fondet e mbetura pas shpërbërjes së shoqatës duhet t’i jepen një institucioni të përjashtuar nga taksat me seli në Zvicër me një qëllim të njëjtë ose të ngjashëm. Shpërndarja mes anëtarëve është e përjashtuar.

Statuti u vendos në mbledhjen e themelimit të shoqatës më 6 Mars 1999 në Zyrih dhe u përshtat më 13 Korrik 2020 pas një votimi me shkrim të anëtarëve të shoqatës sipas kërkesave të Zyrës Kantonale të Taksave të Zyrihut.

Verein ARSIMI, c/o K. Washington, Rütistrasse 20, 8032 Zürich, IBAN CH24 0900 0000 8766 6146 4