Aktuale

Takimi vjetor më 9 mars në «Karl der Grosse» Zürich

Ju ftojmë përzemërsisht në takimin tonë vjetor më 9 Mars. Këtë vit ne festojmë 25-vjetorin e ARSIMI-t, dhe për këtë rast, kemi përgatitur një program të veçantë për ju. Dokumentari me disa çmime”Kujt i përket kënga?” (2003) nga regjisorja bullgare Adela Peeva tregon kontekstet kulturore të ndryshme, por edhe ngjashmëritë e ndryshme midis popujve të Ballkanit. Një melodi popullore e njohur me tekste të ndryshme në gjuhë të ndryshme shkakton diskutime rreth asaj se kush mund të pretendojë “të drejtën e autorit”. Pas shfaqjes së filmit (me titra në anglisht), do të vijojë një diskutim me moderatorët Dr. Christian Zindel, ish-drejtor i degës së Pro Helvetia-s në Tiranë, dhe shkencëtarja e kulturës Dr. Mirëlinda Shala, docente në Hochschule Luzern. 

Eventi është i hapur për të gjithë. 

Mirë se vini!

Christian Zindel dhe Lorena Rodriguez Xhagjika