Historia e Europës Juglindore, nga Mesjeta e Hershme deri në kohët e sotme

Beschreibung des Projektes Deutsch: https://arsimi.ch/geschichte-suedosteuropas-vom-fruehmittelalter-bis-zur-gegenwart/
Project Description English: https://arsimi.ch/en/geschichte-suedosteuropas-vom-fruehmittelalter-bis-zur-gegenwart/

  • Partneri i projektit: Shtepia botuese Uptown Albania
  • Qëllimi i projektit: Përkthimi nga gjermanishtja në shqip i librit „Historia e Europës Juglindore, nga Mesjeta e Hershme deri në kohët e sotme”
  • Kohëzgjatja e projektit: gusht – tetor 2024
  • Shuma e projektit për kostot e shtypit: 6’500.- CHF
  • Shuma e nevojshme: 6’000.- CHF

Përshkrimi i projektit

Libri „Historia e Europës Juglindore“ jep një paraqitje përtej epokave në të gjithë Gadishullin e Ballkanit duke përfshirë edhe vendet fqinje bregdetare dhe shtetet e Kurorës Hungareze. Në qendër nuk qëndron historia e shteteve të veçanta kombëtare, por paraqitja e ndërlidhjeve të përgjthshme rajonale. Këto ndërlidhje janë të rëndësishme, kur analizohen perandoritë e mëdha (Bizanti, Habsburgu, Perandoria Osmane), të cilat sunduan këto pjesë të Europës.

Libri i kushton rëndësi të veçantë historisë së detajuar të shoqërive dhe kulturave. Me kujdes trajtohet krahasimi europian i shumëllojshmërisë unike etnike, kulturore dhe fetare të rajonit si dhe proceset etnike hegjemoniste në shekullin e 19-të dhe 20-të.

Ky libër me peshë paraqet në mënyrë gjithëpërfshirëse historinë e Shqipërisë në kontekstin e Europës Juglindore. Këtu zhvillimet historike jepen në një kuadër më të gjerë. Shtetet e Ballkanit mbas fundit të sundimit osman kanë kultivuar historitë e tyre heroike. Ato janë pjesërisht shumë të zbukuruara ideologjikisht, veçanërisht në traditën komuniste.

Libri i botuar në Gjermani «Historia e Europës Juglindore» vërtet tematizon nacionalizmin vetëm në një kapitull të shkurtër përmbyllës, por ai plotëson faktet historike, zhvillimet shoqërore dhe dhe kulturore nëpërmjet kapitujve të vështrimeve përmbledhëse dhe kronologjike. Këtu mundësohet një vështrim i pazakontë – i neglizhuar në veprat historike nacionale – që tejkalon kufijtë shtetëror. 

Autori dhe bashkëeditori, Dr. Konrad Clewing, do të plotësojë parathënien, të dhënat bazë dhe mundësisht edhe epilogun posaçërisht për botimin në shqip me të dhënat dhe ngjarjet e rëndësishme të vitëve të shkuara (2011-2023), për ta aktualizuar sa më shumë të jetë e mundur.     

Libri u drejtohet të gjithë atyre që interesohen për Europën Juglindore në përgjithësi dhe atyre që duan të krahasojnë këtë rajon me pjesët e tjera të kontinentit tonë.

Donacione

Çdo donacion është i mirëpritur. Përdorni faturën me kodin QR dhe plotësoni formularin e mëposhtëm, në mënyrë që t’ju dërgojmë një vërtetim për deklarimin e taksave.
Konto ARSIMI, Zürich, CH24 0900 0000 8766 6146 4