Auf Deutsch: https://arsimi.ch/spenden-sie-fuer-ihr-herzensprojekt/
In English: https://arsimi.ch/en/spenden-sie-fuer-ihr-herzensprojekt/

Shoqata ARSIMI gëzohet të mbështesë në vitin 2024 dy projekte të veçanta në fushën e arsimit. Këto iniciativa u u përzgjodhën me kujdes me shumë nga kryesia e shoqatës.

Projektet kanë potencialin, jo vetëm të përmirësojnë jetën e disa njerëzve, por edhe të forcojnë në mënyre të qëndrueshme komunitete të tëra në vendet shqipfolëse. Për të vazhduar dhe zgjeruar këto iniciativa të rëndësishme, na nevojitet Ndihma Juaj.  

Çdo kontribut, sado i vogël, bën një ndryshim dhe sjell efekte të mëdha. Dhurimi juaj na mundëson, të zgjerojmë programet aktuale dhe të krijojmë shanse të reja për ata, që kanë më shumë nevojë. Së bashku mund të sigurojmë një botë, ku arsimi nuk është privilegj, por një e drejtë për të gjithë.  

Do të gëzohemi shumë nëse Ju do të dhuroni dhe do të bëheni pjesë e angazhimit tone. Të jeni të sigurt se mbështetja juaj do të shkojë direkt atje ku është më e nevojshme.

Zgjidhni projektin që ju duket më i rëndësishëm dhe jepni kontributin tuaj për zhvillimin e arsimit në vendet shqipfolëse.        

Ju falenderojmë për bujarinë, zemërgjerësinë dhe angazhimin tuaj për një ardhme më të mirë.

Projekti 1

  • Partneri projektit : Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës
  • Qëllimi i Projektit: Formimi dhe kualifikimi i edukatorëve të kopshteve
  • Kohëzgjatja e projektit: prill – tetor 2024
  • Shuma e projektit: 2’300.- CHF
  • Shuma e nevojshme: 1’000.- CHF

Nevoja për edukatorë kopshti parashkollorësh, mësimdhënës dhe pedagogë të specializuar në Maqedoninë e Veriut është e madhe, prandaj Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës ka vendosur që përmes projektit «Mësimi përmes lojës» t’ua tërheqë vëmendjen të rinjve maturantë në zgjedhjen e profesionit në fushën pedagogjike shkollore dhe veçanërisht parashkollore. 

Për përshkrimin më të detajuar të projektit shihni në linkun: 
https://arsimi.ch/sq/paedagogische-fakultaet-der-universitaet-tetova/

Projekti 2

  • Partneri i projektit: Shtepia botuese Uptown Albania
  • Qëllimi i projektit: Përkthimi nga fjermanishtja në shqip i librit „Historia e Europës Juglindore, nga Mesjeta e Hershme deri në kohët e sotme”
  • Kohëzgjatja e projektit: gusht – tetor 2024
  • Shuma e projektit për kostot e shtypit: 6’500.- CHF
  • Shuma e nevojshme: 6’000.- CHF

Libri „Historia e Europës Juglindore“ jep një paraqitje përtej epokave në të gjithë Gadishullin e Ballkanit duke përfshirë edhe vendet fqinje bregdetare dhe shtetet e Kurorës Hungareze. Në qendër nuk qëndron historia e shteteve të veçanta kombëtare, por paraqitja e ndërlidhjeve të përgjthshme rajonale. Këto ndërlidhje janë të rëndësishme, kur analizohen perandoritë e mëdha (Bizanti, Habsburgu, Perandoria Osmane), të cilat sunduan këto pjesë të Europës.

Për përshkrimin më të detajuar të projektit shihni në linkun: 
https://arsimi.ch/sq/geschichte-suedosteuropas-vom-fruehmittelalter-bis-zur-gegenwart/

Donacione

Çdo donacion është i mirëpritur. Përdorni faturën me kodin QR dhe plotësoni formularin e mëposhtëm, në mënyrë që t’ju dërgojmë një vërtetim për deklarimin e taksave.
Konto ARSIMI, Zürich, CH24 0900 0000 8766 6146 4