Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës

Beschreibung des Projektes Deutsch: https://arsimi.ch/paedagogische-fakultaet-der-universitaet-tetova/
Project description English: https://arsimi.ch/en/paedagogische-fakultaet-der-universitaet-tetova/

  • Partneri projektit : Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës
  • Qëllimi i Projektit: Formimi dhe kualifikimi i edukatorëve të kopshteve
  • Kohëzgjatja e projektit: prill – tetor 2024
  • Shuma e projektit: 2’300.- CHF
  • Shuma e nevojshme: 1’000.- CHF

Përshkrimi i projektit

Nevoja për edukatorë kopshti parashkollorësh, mësimdhënës dhe pedagogë të specializuar në Maqedoninë e Veriut është e madhe, prandaj Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës ka vendosur që përmes projektit «Mësimi përmes lojës» t’ua tërheqë vëmendjen të rinjve maturantë në zgjedhjen e profesionit në fushën pedagogjike shkollore dhe veçanërisht parashkollore. 

Qëllimi i projektit është njohja me teknika të reja kreative duke përdorur lojën në mësim. Maturantët nëpërmjet workshopeve do të motivohen mbi rëndësinë e profesionit të edukatorëve, mësuesve, pedagogëve dhe edukatorëve special.  

Projekti përmban këto aktivitete:

  • 23 – 25 prill 2024 Workshop me maturantët “Le të mësojmë duke mësuar si të luajmë – Mësimi përmes lojës”.
  • 14.-18 tetor 2024 Workshop me studentët dhe edukatorët e kopshteve

Tema kryesore gjatë workshopeve është “Mësimi përmes lojës”.
– Sa i rëndësishëm është ai në zhvillimin e fëmijës sidomos në shtatë vitet e para të jetës së tyre?
– Roli i institucioneve parashkollore dhe parafillore si vende ku ndodh zhvillimi shqisor, gjuhësor dhe motorik, ku fëmijët mësojnë të shkruajnë, të lexojnë, të numërojnë, të socializohen dhe të ndajnë emocionet.

Gjatë workshopeve maturantët, studentët dhe edukatorët do të informohen se sa e rëndësishme është loja për zhvillimin e një fëmije, si promovohet loja në edukimin e hershëm të fëmijëve, pse materiali i riciklueshëm dhe i ripërdorshëm është i rëndësishëm në arsimin parashkollor dhe çfarë mësojnë fëmijët prej tij, pse konsiderohet arti – teatri një komponent i rëndësishëm në edukimin e hershëm të fëmijëve e të tjera.

Trajnuesit e këtyre workshopeve janë docenti i shkencave sociale – pedagogjike dhe edukative – arsimore Doc. Mahir Mustafa i cili jeton dhe vepron në Zvicër, dhe Erika Masina Beuggert nga Zvicra e cila në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut njihet si Ambasadore e profesionit të mësuesisë për ciklin parashkollor.

Donacione

Çdo donacion është i mirëpritur. Përdorni faturën me kodin QR dhe plotësoni formularin e mëposhtëm, në mënyrë që t’ju dërgojmë një vërtetim për deklarimin e taksave.
Konto ARSIMI, Zürich, CH24 0900 0000 8766 6146 4